Prokuroria Speciale e Kosovës: Ka prova të mjaftueshme për hoxhallarët
Prokuroria Speciale e Kosovës shumë shpejtë pritet të hap aktakuzë ndaj disa të dyshuarve për përfshirjen në veprat terroriste. Aktakuza mundet me u ngrit ndaj 10 personave, të cilët janë arrestuar para grupit të madh prej 40 të dyshuarve për përfshirje në vepra të ndryshme terroriste.
Në një intervistë ekskluzive për Tv Rrokum, ushtruesja e detyrës së kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Sevdije Morina tha se kjo prokurori është në fazën e hapjes së hetime edhe ndaj 148 personave të tjerë për përfshirje në vepra terroriste.
Kryeprokurorja Morina tha se Prokuroria Speciale ka pas prova të mjaftueshme edhe për fillimin e procedurave hetimore ndaj imamëve dhe hoxhallarëve, edhe për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre.
