DYLON

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës me komunikatë të përbashkët

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës me komunikatë të përbashkët
Avatar photo Redaksia

Komunikatë e përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës

Në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëhejqen e Prokurorisë Speciale në bashkëpunim me Policinë, është zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit, në kuadër të një hetimi lidhur me vrasjen e zyrtarit të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë ( EULEX ) A.S., me qëllim të verifikimit të informatave dhe identifikimit të mundshëm të provave relevante.

EkoHigjiena

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë kryer bastisje në dy (2) lokacione në Zveçan dhe në shtatë (7) lokacione në Zubin Potok, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Gjatë operacionit, i cili është mbështetur edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës, janë shoqëruar në Polici shtatë ( 7 ) persona, dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa, gjatë zbatimit të urdhërit për bastisje, si një hap i rëndësishëm procedural në kuadër të një hetimi që është ende në zhvillim, janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale sikurse: dy armë, municion, veshje me përmbajtje nacionaliste, dylbi, dokumente, pajisje elektronike të ndryshme etj.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, ritheksojnë përkushtimin në luftën kundër krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që cënojnë sigurinë, ligjin dhe rendin në Republikën e Kosovës. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.