DYLON

Prokuroria: Reshat Bajrami vdiq nga infarkti në zemër

Avatar photo Redaksia

Rezultatet e obduksionit të kryera në trupin e të ndjerit Reshat Bajrami, të ardhura nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Nish, thonë se shqiptari nga Tërnoci në burgun e qarkut në Vranjë ka ndërruar jetë nga vdekja natyrore.
I ndjeri, Reshat Bajrami

Prokuroria në Vranjë thekson se sot kanë ardh rezultatet e obduksionit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nga Nishi dhe në te shkruhet se Reshat Bajrami ka vdekur si rezultat e sulmit në zemër.

EkoHigjiena

“Reshat Bajrami ka vdekur si rezultat i pushimit të menjëhershëm të muskulit të zemrës, si rezultat i përkeqësimit të sëmundjes afatgjate të arterieve dhe muskujve të zemrës. Analiza toksikologjike dhe kimike e pjesëve të trupit, gjakut dhe urinës,  ka dhënë rezultate negative”, shkruan në gjetjen e obduksionit, raporton Titulli.

Kujtojmë se Reshat Bajrami nga Tërnoci i komunës së Bujanocit ndërroi jetë më 21 nëntor, në burgun e qarkut në Vranjë, gjatë kohës që po mbahej në paraburgim.

Lidhur me rastin në fjalë anëtarët e familjes së Reshatit kanë ngritur dyshimet se i ndjeri është vrarë në burg, dyshime të njëjta ka paraqitur edhe faktori politik shqiptar në Luginë të Preshevës.

Fatmir Bajrami, vëllau i Reshatit, është shprehë i gatshëm në zhvarrosjen e kufomës dhe kryerjen e një obduksioni të dytë nga mjekë të huaj duke mos i besuar rezultateve të dhënë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Nish.

Reshat Bajrami po mbahej në paraburgim nën dyshimin se ishte pasagjerë në makinën “Audi” e cila shkeli për vdekje policin nga Kërshevica e Bujanocit, Goran Gjorgjeviq.

Lidhur me këtë rast, deri më sot kur kanë kaluar gati dy muaj nga aksidenti, nuk është arrestuar personi i cili ka kryer këtë vepër me fatalitet edhe pse zyrtarët policor disa here kanë deklaruar se e dinë kryerësin e kësaj vepre.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.