DYLON

Prokuroria po kryen hetime për vrasjen në Gjilan

Prokuroria po kryen hetime për vrasjen në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se gjatë ditës së sotme, më datë 7 nëntor 2024, në rrugën ‘’Mërgimtarët e Gjilanit’’, në Gjilan, rreth orës 14h, një person është gjetur pa shenja jete.

Prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda dhe njësitet tjera relevante menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga hetimet e para dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri dhe me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në koordinim me Policinë e Kosovës – Njësinë e Hetimeve Rajonale në Gjilan, janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore, në mënyrë që të identifikohen personat e dyshuar.

Për të gjitha veprimet e tjera do të jeni të njoftuar me kohë, thuhet  në njoftimin e prokurorisë së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.