DYLON

Prokuroria: Në Tërpezë vetëvritet një 60 vjeçar, e në Breznicë rryma mbyt një 27 vjeçar

Prokuroria: Në Tërpezë vetëvritet një 60 vjeçar, e në Breznicë rryma mbyt një 27 vjeçar
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje, ndërsa, një person tjetër i moshës 27 vjeçare, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike ka humbur jetën.

Dyshohet se më 20 korrik 2019, rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

EkoHigjiena

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

– Një (1) automjet, i markës ‘’Opel Astra’’

– Një (1) armë e llojit ‘’Browning’’, kalibër 7.65 mm,

– Një (1) gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe,

– Një (1) karikator me shtatë (7) fishekë, të së njëjtës armë.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën.

I njëjti është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019, ndërsa me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML, në Prishtinë.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.