DYLON

Prokuroria në Gjilan ndalon dy të dyshuar për trafikim me njerëz

Prokuroria në Gjilan ndalon dy të dyshuar për trafikim me njerëz
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ju njofton se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të fshehta të hetimit dhe vëzhgimit, sot ka ndaluar dy persona me inicialet A.S. dhe R.S., të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Trafikimi me njerëz’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi se të lartcekurit, gjatë muajve Korrik dhe Gusht 2021, kanë trafikuar dy viktima të mitura, njëra rreth moshës 15 vjeç, ndërsa tjetra 17 vjeç, në rajone të ndryshme të Kosovës.

EkoHigjiena

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit të shtetit gjendet në ndalim 48 orësh. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.