Prokuroria në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza, kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër tetë (8) personave, për veprat penale si në vijim:
Dy (2) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ngacmimi”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik“,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dëmtimi i të drejtave pronësore të personit tjetër”. /2LONLINE/
