DYLON

Prokuroria në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria në Gjilan ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar tre (3) persona, një në kohëzgjatje prej 48 orëve, të dyshuar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, të mërkurën me datë 24 nëntor 2025 ka ngritur ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale:

Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor ”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje ”.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kanosje ”.   /2LONLINE/