Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza ndaj gjashtë personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 24 gusht 2026 ka ndaluar një (1) person, për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 dhe veprën penale Mosperfillja e gjykatës nga neni 393 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 24 gusht 2026 ka ngritur pesë (5) aktakuza ndaj gjashtë (6) personave, për veprën penale, si në vijim:
-Dy (2) aktakuza kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Rrezikimi i trafikut publik ‘’
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje pylli ’’
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje ’’
-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme ‘’ /2LONLINE/
