Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit‘’, nga neni 330 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masave tjera)
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin masës së arrestit shtëpiak për një (1) person të dyshuar, për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit‘’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijim:
Tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Kanosje”.
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve”. /2LONLINE/
