Prokuroria në Gjilan ka ngritur pesë aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’ dhe ‘’Sulmi’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkelja e fshehtësisë së procedurës’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’. /2LONLINE/
