Prokuroria në Gjilan ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave
Prokuroria Themelore në Gjilan: me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar katër persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 15 korrik 2026 ka ndaluar katër (4) persona, dy persona veprën penale “Sulmi”, dhe dy të tjerë për veprën penale “Dhuna në familje”
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 15 korrik 2026 ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale, si në vijem:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Pengimi personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ‘’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje e shërbimeve ‘’ /2LONLINE/
