Prokuroria në Gjilan ka ngritur 13 aktakuza kundër 14 personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masave tjera):
Departamenti i Përgjithshëm, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë në tentativë”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhja e pyllit”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosja” dhe “Sulmi”. /2LONLINE/
