Prokuroria në Gjilan ka ndaluar pesë persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj katër personave
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar pesë (5) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dy (2) aktakuza ndaj katër (4) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste, me urdhër të prokurorit të shtetit, të enjten me datë 11 qershor 2026 ka ndaluar pesë (5) persona, prej tyre, Tre (3) për veprën penale Lendim i lehtë trupor dhe Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë nga neni 185 dhe 321, i Kodit Penal të Kosovës, si dhe rasti tjetër ku të ndaluar janë dy (2) persona të nacionalitetit serb të cilët ishin duke u hetuar për veprën penale Vetëgjyqësia nga neni 410, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 366, si dhe vepren penale Asgjësimi apo fshehja e materialit arkivor nga neni 408 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 11 qershor 2026 ka dy (2) aktakuza ndaj katër (4) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje e shërbimeve”. /2LONLINE/
