Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 2 – 8 dhjetor 2024, ka regjistruar gjithsej njëzetenjë (21) kallëzime penale, ndaj njëzetepesë (25) personave.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:
– tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetre (33) personave,
– njëzetedy (22) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
– dhjetë (10) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,
– gjashtëdhjetedy (62) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
– tri (3) ankesa,
– një (1) person i ndaluar,
– një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi,
Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetetre (33) persona. /2LONLINE/