DYLON

Prokuroria në Gjilan gjatë javës së fundit ka regjistruar 31 kallëzime penale ndaj 38 personave

Prokuroria në Gjilan gjatë javës së fundit ka regjistruar 31 kallëzime penale ndaj 38 personave
Avatar photo Redaksia

Përmbledhje e punës javore nga Prokuroria Themelore në Gjilan

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 14 – 20 tetor 2024, ka regjistruar gjithsej tridhjetenjë (31) kallëzime penale, ndaj tridhjetetetë (38) personave.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

– tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetenëntë (39) personave,

– tridhjetepesë (35) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

– shtatë (7) ankesa,

– katër (4) propozime për shqiptimin e masave ndaj të miturve,

– katër (4) marrëveshje për pranimin e fajësisë,

– njëmbëdhjetë (11) persona të ndaluar,

– tetë (8) kërkesa për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale, ndaj njëmbëdhjetë (11) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetenëntë (39) persona.  /2LONLINE/