DYLON

Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar

Prokuroria në Gjilan brenda javës ka ndaluar 9 persona të dyshuar
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së kaluar, ka ndaluar 9 (nëntë) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për vepra të ndryshme penale.

Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar 5 (pesë) persona, për shkak të dyshimit të veprave penale, ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’, ‘’Pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare’’, ‘’Detyrim’’, ‘’Vjedhje e rëndë’’, ‘’Kanosje’’ dhe ‘’Shtrëngim’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ndaluar 1 (një) person, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale, ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, të KPRK-së.

EkoHigjiena

Nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar 3 (tre) të mitur, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 16 vjeçare’’, ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Lëndim i rëndë trupor’’, të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Gjilan, brenda afateve ligjore, për të gjitha këto raste, ka paraqitur kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.