Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, për 48 orë dhe ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar një (1) person, në komunën e Vitisë, tek i cili në afërsi të shkollës janë gjetur 4.4 gram substanca narkotike. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në komunën e Vitisë, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me dru dhe ka goditur me shqelm bashkëshorten e tij, në prani të fëmijëve të tyre të vegjël dhe prindërve të tij. I njëjti me aktvendim të prokurorit është ndaluar për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për këto vepra penale:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.