Prokuroria ndalon një person për mashtrim

Prokuroria ndalon një person për mashtrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot rreth orës 11h, ka ndaluar të dyshuarin A.RR., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Ekziston dyshimi i bazuar se, në vitin 2015 dhe 2016, në regjionin e Gjilanit dhe Kamenicës, i dyshuari A.RR., gjersa ishte i punësuar në organizatën ndërkombëtare UNHCR – zyra në Gjilan, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, në vazhdimësi ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke e shfrytëzuar detyrën e tij zyrtare, si punëtorë në këtë organizatë, ka kontaktuar me personat që kanë statusin ‘’Të kthyerit’’, duke i siguruar se ka lidhje me organizatën dhe duke iu premtuar ndërtimin e shtëpive dhe ndarjen e makinave të ndryshme për bujqësi.

Në këtë mënyrë i dyshuari, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, nga të dëmtuarit R.S., D.S., M.K., ZH.XH., S.S. dhe S.M., ka përfituar shumën prej 17,800 euro.

KOMENTE