DYLON

Prokuroria: Ndalohet një person për “tentim grabitje” në Gjilan

Prokuroria: Ndalohet një person për “tentim grabitje” në Gjilan
Avatar photo Redaksia

Gjilan, 13 korrik 2026 – Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Gjilan, sot rreth orës 14:00 ka ndaluar një person të dyshuar me inicialet D.B, i cili dyshohet se ka tentuar të grabitë në një argjendari në qendër të Gjilanit.

Me të marrë informacionet e para Policia ka reaguar menjëherë dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka ndaluar të njëjtin për 48 orë, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale tentim grabitje nga neni 317 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit ka filluar hetimet si dhe brenda afateve kohore do të paraqitë masën për sigurimin e të dyshuarit pranë Gjykatës Themelore në Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.