DYLON

Prokuroria: Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria: Ndalohet një person për shitblerje të narkotikëve
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin DHTN në Gjilan, pas hetimeve disa mujore, me urdhër të prokurorit ka ndaluar të pandehurin V.M., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’ nga neni 267 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Tek i njëjti, në komunën e Vitisë janë sekuestruar 11 paketime substancë e dyshuar narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, me peshë prej 10 kg. 488 gr., 3 peshore dhe para në vlerë prej 1,630 euro.

EkoHigjiena

Me vendim të prokurorit i pandehuri V.M., gjendet në masën e ndalimit 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.