DYLON

Prokuroria konfirmon intervistimin e imamit Krasniqi

Avatar photo Redaksia

Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se imami i Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është duke u intervistuar në Policinë e Kosovës. “Shtëpia e hoxhës është bastisur nga ana a Policisë se Kosovës. Tash për tash, ai është në intervistim dhe nuk ka ndonjë vendim për ndalim; për më tutje nuk e dimë se si do të rrjedhin gjërat, në bazë të intervistës së tij”, thuhet në përgjigjen e dhënë nga Prokuroria speciale.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është duke kryer një operacion, por nuk ka dhënë detaje për natyrën e tij apo vendin se ku po realizohet.

EkoHigjiena

Shtëpia e Shefqet Krasniqit u bastis qysh para orës 6 në mëngjesit

Policia e Kosovës, kanë nisur kontrollin në shtëpinë e Shefqet Krasniqit qysh para orës 6 të mëngjesit të sotëm.

Bastisjet po ndodhin si rezultat i një operacioni të gjerë arrestimesh që kanë nisur ditë më parë për kapjen e të dyshuarve si pjesë e xhihadit në Siri. “Po, policia e Kosovës ka ardhur këtu para orës 6 të mëngjesit. Mund të them se ata kanë qëndruar brenda shtëpisë së hoxhë Krasniqit për disa orë, ndoshta më shumë se 2 orë”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.