DYLON

Prokuroria kërkon paraburgim

Avatar photo Redaksia

Zekirja Qazimi dhe Liridon Kabashi dyshohen se kanë kryer veprat penale “rekrutim për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik. Rasti i tyre nuk ka të bëjë me arrestimet e 42 personave të dyshuar për terrorizëm.

Kërkesën e ka konfirmuar Zëdhënësja e Prokurorisë Liridona Kozmaqi. Prokurori i rastit Suad Kuraja sapo ka arritur në objektin e Gjykates Supreme për të përfaqësuar kërkesën për paraburgim para Gjykatës ndërkohë që Gjykatësi i Procedurës Paraprake është nga EULEX-i.

EkoHigjiena

“Ju informoj se prokurori i rastit (prokuror vendës), nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme, 14.08.2014, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit kundër të arrestuarve Z. Q, nga Gjilani, dhe L. K, nga Skenderaj.Z.Q. dhe L. K. dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Rekrutim për terrorizëm”, sipas nenit 139 të KPK-së, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist”, sipas nenit 143 të KPK-së, “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, sipas nenit 147 të KPK-së, “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste”, nga neni 141, i KPK-së dhe “përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 të KPK-së “ ka thënë Kozmaqi për Express.

“Kërkesa për caktimin e paraburgimit është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Ferizaj dhe seanca është duke u mbajtur tani, në objektin e Gjykatës Supreme të Kosovës.

Këta dy të dyshuar nuk kanë të bëjnë me rastin e 42 personave të arrestuar, por me një rast tjetër, i cili ka qenë në punë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti, ku janë të përfshirë të pandehurit Jetmir Kyqyku, të cilit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak, dhe të pandehurit: Sadat Topojani, Burim Ballazhi dhe Ilir Berisha, të cilëve iu është caktuar masa e paraburgimit” ka theksuar ajo.

EULEX merr në “dorë” Zekerija Qazimin

Imami, Zekerija Qazimi nga Gjilani pas arrestimit nuk është proceduar tek vendorët, por rasti ka kaluar në EULEX.

Aktualisht është duke u mbajtur seanca dëgjimore në Gjykatën Supreme për caktimin e masës së paraburgimit. Burime të gazetës ”Zëri”, bëjnë të ditur se këtë rast ka qenë EULEX duke e hetuar shumë më herët.

“Edhe pse tash i është ndryshuar mandati EULEX-it, me që ky i dyshuar për terrorizëm ka qenë duke u hetuar më herët nga EULEX, tash e tutje vazhdon të merret me rastin”, ka thënë burimi i gazetës brenda EULEX-it.

Imamin e xhamisë El-Kuddus në Gjilan, Zekerija Qazimi, dhe Liridon Kabashi, nga fshati Polac i Skenderajt janë arrestuar të enjten në mëngjes nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryet veprën penale, kundër rendit kushtetues dhe sigurisë në Kosovës.

Ata dyshohen për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mos durim kombëtar, racor, fetar apo etnik.