Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që shkaktoi aksidentin

Prokuroria Themelore në Gjilan, ju njofton se sot, ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjilan, ndaj të dyshuarit M.A., nga Peja, për shkak të dyshimit të veprës penale, ‘’Rrezikim i trafikut publik’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Në Gjilan, dje, më 7 mars 2019, rreth orës 14:05 minuta, i dyshuari M.A., ka shkaktuar aksident të rëndë komunikacioni, në të cilin një person për shkak të lëndimeve ka ndërruar jetë, ndërsa 26 të tjerë kanë pësuar lëndime trupore.

Dyshohet që i dyshuari M.A., për shkak të problemeve teknike të kamionit – mosfunksionimi i sistemit të frenimit, gjatë drejtimit të kamionit, pronë e SH.P.K. ‘’VEV GROUP’’ – Prishtinë, e ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, ashtu që duke lëvizur në drejtim të qendrës së qytetit, fillon t’i rritet shpejtësia e lëvizjes dhe fillimisht tek hyrja e stacionit e godet një automjet, i cili ishte duke lëvizur në të njëjtin drejtim, pastaj tek dalja e stacionit e godet mbrapa automjetin tjetër, i cili ishte duke lëvizur para tij, të cilin e shtyen deri tek vendkalimi për këmbësorë në trotuar, afër furrës ‘’Çoçaj’’, ku aty i godet dy të dëmtuar, të cilët ishin duke ecur në trotuar, me ç’rast në mesin e tyre ishte edhe tani i ndjeri Q.Ç., i cili për shkak të lëndimeve të pësuara, në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë.

Pastaj, ka vazhduar në të njëjtin drejtim duke goditur edhe automjete tjera dhe në fund godet një traktor i cili ishte kyçur në rreth rrotullim, duke përfunduar në trotuar, përballë hotelit ‘’Kristal’’.

Si pasojë e kësaj, përpos lëndimeve të natyrës vdekjeprurëse, lëndime të lehta kanë pësuar 23 persona, kurse lëndime të rënda trupore kanë pësuar 3 persona, të cilët edhe janë transferuar në QKUK, në Prishtinë.

KOMENTE