DYLON

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot, rreth orës 11h ka ndaluar të dyshuarin B.M., në kohëzgjatje prej 48 orësh, pasi dyshohet se ka kryer veprat penale ‘’Vrasje në tentativë’’ dhe ‘’Armëmbajtje pa leje’’.

Gjithashtu, prokuroria sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, në Gjykatën kompetente në Gjilan.

Sipas kërkesës, i dyshuari B.M., më 4 mars 2019, ta tentuar ta privoj nga jeta të dëmtuarin S.A., në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshje të mëhershme mes tyre, i dyshuari me armë zjarri ka shtënë 4 herë në drejtim të të dëmtuarit, me ç’rast i njëjti është gjetur në rrugë nga një qytetare dhe është dërguar fillimisht në Spitalin Regjional në Gjilan, pastaj në QKUK, në Prishtinë.

EkoHigjiena

Gjithashtu, i dyshuari pa leje, ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila iu është konfiskuar nga ana e zyrtarëve policor.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.