DYLON

Prokuroria kërkon caktimin e arrestit shtëpiak për të dyshuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme

Prokuroria kërkon caktimin e arrestit shtëpiak për të dyshuarin për legalizim të përmbajtjes së rreme
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, sot ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj të dyshuarit R.O., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Legalizim i përmbajtjes së rreme’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, në kohë të pacaktuar, në Gjilan, i dyshuari R.O., edhe pse kishte arritur moshën e pensionimit, me qëllim që të vazhdonte edhe një vit punën si mjek në Spitalin Regjional në Gjilan, kishte nxjerrë certifikatën e lindjes, në Zyrën e Ofiqarisë në Gjilan, në të cilën kishte ndërhyrë duke e ndryshuar vitin e lindjes, ku të njëjtën pastaj e ka dorëzuar në Spital, me ç’rast ka vënë në lajthim administratën e Spitalit.

Në këtë mënyrë, i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale të lartshënuar, pasi që moshën e pensionimit e kishte arritur më 24 korrik 2016, mirëpo përkundër kësaj kishte vazhduar punën deri më 24 korrik 2017.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.