DYLON

Prokuroria ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë personave

Prokuroria ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër pesë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për veprën penale Vrasja në tentativë nga neni 172, dhe veprën penale Lëndimi i rëndë trupor nga neni 186 i Kodit Penal të Kosovës.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore Gjilan, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim e masës së paraburgimit, kundër pesë (5) personave, për veprat penale “Lëndimi i lehtë trupor” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.