Prokuroria ka ngritur nëntë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248, i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër njëmbëdhjetë (11) personave, për veprat penale, si në vijim:
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”. /2LONLINE/
