DYLON

Prokuroria ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona, si të dyshuar për veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 i Kodit Penal të Kosovës.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për veprën penale, si në vijim:

Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,

Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Kanosja”.  /2LONLINE/