DYLON

Prokuroria ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave

Prokuroria ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur katër aktakuza, kundër katër personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit: Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 29 janar 2026 ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, që lidhen me rastin paraprak, si të dyshuar për veprën penale Trafikimi me njerëz nga neni 165 dhe veprën penale Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 i Kodit Penal të Kosovës.

EkoHigjiena

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, të enjten me datë 29 janar 2026 ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale, si në vijem:

 -Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge‘’

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi‘’

-Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e shërbimeve‘.’/2LONLINE/