Prokuroria: Gjashtëdhjetepesë aktakuza kundër shtatëdhjetenjë personave

Prokuroria: Gjashtëdhjetepesë aktakuza kundër shtatëdhjetenjë personave

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetepesë (65) aktakuza kundër shtatëdhjetenjë (71) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë (10) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të katër (4) personave.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar shtatë (7) persona, me dyshimin se kanë kryer veprat penale “Sulmi”, “Kanosja” dhe “Vjedhja e rëndë”.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”. Po ashtu, nga ky Departament janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Ndërkaq, në Departamentin e Përgjithshëm, janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza për vepra të ndryshme penale ndaj gjashtë (6) personave. Në Departamentin e Krimeve të Rënda është ngritur aktakuzë ndaj një të pandehuri për veprën penale “Grabitje, ndërsa në Departamentin e Përgjithshëm janë ngritur gjithsej katër (4) aktakuza.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit kujdestarë, Departamenti i Përgjithshëm ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Sulmi ”, si dhe, Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Përndryshe kur jemi te Gjilani:

Prokuroria Themelore Gjilan:

Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur katër (4) aktakuza, kundër katër (4) persona, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’; dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

KOMENTE