Prokuroria e Gjilanit: Tri aktakuza kundër tre personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste me urdhër të prokurorit kujdestar, të hënën me datë 02 nentor 2026 ka ndaluar dy (2) persona, njëri i dyshuar për vepra penale Mashtrimi nga neni 323, dhe tjetri i mitur për veprën penale Kanosje nga neni 181 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 02 nëntor 2026 ka ngritur tri (3) aktakuza ndaj tre (3) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Rrezikim i trafikut publik‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhje pylli‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave‘‘ /2LONLINE/
