Prokuroria e Gjilanit: Tetë aktakuza kundër njëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë aktakuza ndaj njëmbëdhjetë personave për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast me urdhër të prokurorit kujdestar, të hënën me datë 16 nentor 2026 ka ndaluar një (1) person, i dyshuar për veprën penale Lëndim i rëndë trupor nga neni 186 i Kodit Penal të Kosovës.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Një kërkesë për caktimin e paraburgimit, ndaj një (1) personi për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj njëmbëdhjetë (11) personave, për veprën penale, si në vijim: Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ‘‘ Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’ Vjedhje ‘‘ Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personi për veprën penale ‘’ Lendim i lehte trupor dhe sulmi ‘‘ Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vetëgjyqësi ‘’. /2LONLINE/
