DYLON

Prokuroria e Gjilanit prezanton angazhimin javor

Prokuroria e Gjilanit prezanton angazhimin javor
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 13 – 19 janar 2025, ka regjistruar gjithsej gjashtëdhjetetri (63) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetetetë (68) personave.

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena
  • tetëmbëdhjetë (18) aktakuza, ndaj nëntëmbëdhjetë (19) personave,
  • tetëmbëdhjetë (18) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • gjashtëdhjetedy (62) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
  • pesë (5) persona të ndaluar,
  • tri (3) kërkesa për sigurimin e të pandehurve në procedurë penale, ndaj tre (3) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar njëzet (20) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.