DYLON

Prokuroria e Gjilanit: Përmbledhje e punës javore

Prokuroria e Gjilanit: Përmbledhje e punës javore
Avatar photo Redaksia

Përmbledhje e punës javore

Gjilan, 10 mars 2025 – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 3 – 10 mars 2025, ka regjistruar gjithsej dyzetegjashtë (46) kallëzime penale, ndaj gjashtëdhjetedy (62) personave.

EkoHigjiena

Gjithashtu, gjatë kësaj jave janë proceduar:

  • tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetetetë (38) personave,
  • njëzetekatër (24) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),
  • tetëdhjetenjë (81) kërkesa të ndryshme drejtuar policisë,
  • shtatë (7) persona të ndaluar,
  • katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj katër (4) personave.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar tridhjetepesë (35) persona. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.