Prokuroria e Gjilanit në 24 orë: Pesë aktakuza kundër pesë personave

Prokuroria e Gjilanit në 24 orë: Pesë aktakuza kundër pesë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se në Gjilan, kanë kryer veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti Përgjithshëm ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar, për shkak të veprës penale ‘’Ngacmimi’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Legalizimi i përmbajtjes së rreme’’.

KOMENTE