Prokuroria e Gjilanit ndalon një të dyshuar për 48 orë
Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit kujdestar, të dielën me datë 01 mars 2026 ka ndaluar një (1) person, si të dyshuar për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës. /2LONLINE/
