Prokuroria e Gjilanit: Katër aktakuza kundër katër personave për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në tri raste të ndryshme me urdhër të prokurorit kujdestar, të martën me datë 27 tetor 2026 ka ndaluar gjashtë (6) persona, prej tyre një (1) i mitur, si të dyshuar për vepra penale si në vijim:
Një (1) I MITUR, i ndaluar për veprën penale Sulmi seksual nga neni 183 i Kodit Penal të Kosovës.
Një (1) person i ndaluar për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248 i Kodit Penal të Kosovës.
Katër (4) persona të ndaluar për veprën penale Sulmi nga neni 184 dhe Lendim i lehtë trupor nga neni 185 i Kodit Penal të Kosovës.
Kërkesat për caktim të paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tetë (8) personave (një i
mitur, si në vijim; për dy (2) persona për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge
nga neni 269, për katër (4) persona për veprën penale Dhuna në familje nga neni 248, për një (1) person për veprën penale Lëndim i lehtë trupor nga neni 185, si dhe për Një (1) person i mitur për veprën penale Sulmi seksual nga neni 183 i Kodit Penal të Kosovë.
Aktakuzat
Prokuroria Themelore në Gjilan, me datë 27 tetor 2026 ka ngritur katër (4) aktakuza ndaj katër (4) personave, për veprën penale, si në vijim:
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Dhuna në familje ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Keqpërdorim i besimit ‘‘
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Vjedhje ‘‘. /2LONLINE/
