DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi

Prokuroria e Gjilanit ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi
Avatar photo Redaksia

Referuar raportit të prokurorit të shtetit për 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka  paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprat penale ‘’Dhuna në familje’’, ‘’Mospërfillja e gjykatës’’ dhe ‘’Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’.

EkoHigjiena

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’ dhe ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.