DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur tri aktakuza kundër pesë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, përgjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar katër (4) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve. Në njërin rast dy (2) persona janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Kanosja’’, ndërsa, në rastin tjetër dy (2) persona janë ndaluar për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale ‘’Dhuna në familje’’ dhe ‘’Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm’’.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.