DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur tetë aktakuza kundër tetë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në tri raste të ndara ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar. Një (1) person është ndaluar për veprën penale ‘’Dhënia e ryshfetit’’, një (1) person për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe një (1) person për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër tetë (8) personave, për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Deklarimet e rreme’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.