DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur shtatë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person për 48 orë, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”. Ndërsa një (1) person tjetër i dyshuar, është ndaluar për 48 orë, për shkak të veprës penale “Dhunimi”.

Aktakuzat: 

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngriturshtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave dhe atë për shkak të veprave penale:

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna ne familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.