DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria e Gjilanit ka ngritur dhjetë aktakuza kundër dhjetë personave për vepra të ndryshme penale
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre (3) persona të  dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit si  dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Janë ndaluar  tre (3) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se  dy (2) persona  në raste të ndara të dyshuar  kanë kryer veprën penale ‘’ Dhuna në familje’’ dhe një (1) person i  dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin  se një (1) person  ka kryer veprën penale ‘‘Dhuna në familje’’ dhe

Një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me dyshimin  se një (1) person  ka kryer veprën penale ‘’Zjarrvënia’’

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër dhjetë (10) personave për vepra të ndryshme penale.

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Sulmi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Kanosja’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mashtrimi’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’ Tentim vrasje’’.  /2LONLINE/