Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale.
Aktakuzat:
Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur tetë (8) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave për këto vepra penale:
Pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave për veprat penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale ‘’ Lëndim i lehtë trupor’’
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’ Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë’’
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Kontrabandimi i mallrave’’.