Duke iu referuar raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, transmeton 2LONLINE.com.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’.
Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Dhuna në familje’’, një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi me dyshimin e veprës penale ‘’Lëndimi i rëndë trupor’’ dhe një (1) kërkesë për paraburgim ndaj një (1) personi për veprën penale ‘’Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër njëzetekatër (24) personave, për këto vepra penale:
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Tri (3) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Ngacmimi’’,
Një (1) aktakuzë kundër shtatë (7) personave për veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i besimit’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e pyllit’’. /2LONLINE.com/