DYLON

Prokuroria e Gjilanit ka ndaluar tre persona për 48 orëve si dhe ka ngritur tetë aktakuza ndaj nëntë personave

Prokuroria e Gjilanit ka ndaluar tre persona për 48 orëve si dhe ka ngritur tetë aktakuza ndaj nëntë personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza ndaj nëntë (9) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

EkoHigjiena

Prokuroria Themelore në Gjilan, në një rast, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar tre (3) persona, dy si të dyshuar për veprën penale ”Vrasje në tentativë” dhe veprën penale ”Lëndim i rëndë trupor”, ndërkaq një (1) person është ndaluar për veprën penale ”Mospërfillja e gjykatës”.

Aktakuzat:

Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve ’’,

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor ’’,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi ,për veprën penale ‘’Rrezikimi i trafikut publik”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.