Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti i krimeve të rënda: ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale ’’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale ‘‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’. /2LONLINE/