Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave dhe ka ngritur nëntë (9)aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar dy (2) persona, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, me dyshimin e veprave penale “Vrasja në tentativë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9)aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.
Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur këto aktakuza:
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale ‘’Grabitja” dhe
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Ndërsa, Departamenti Përgjithshëm ka ngritur këto aktakuza:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Rrezimin i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike ”.