DYLON

Prokuroria e Gjilanit brenda javës: Janë 29 kallëzime penale ndaj 43 personave

Prokuroria e Gjilanit brenda javës: Janë 29 kallëzime penale ndaj 43 personave
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë javës së fundit, përkatësisht nga data 16 – 22 Shtator 2024, ka pranuar gjithsej njëzetenëntë (29) kallëzime penale, ndaj dyzetetre (43) personave.

Gjithashtu gjatë kësaj jave janë proceduar:

EkoHigjiena

–          tridhjetedy (32) aktakuza, ndaj tridhjetepesë (35) personave,

–          dyzetenjë (41) aktvendime (përfshirë aktvendime për fillimin e hetimeve, për fillimin e procedurës përgatitore, për pushimin e hetimeve, zgjerimin e hetimeve, për hedhje të kallëzimit penal, aktvendime të ekspertëve mjeko – ligjor, aktvendim për ekzaminime),

–          tetë (8) ankesa,

–          nëntë (9) persona të ndaluar,

–          nëntë (9) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë (9) personave,

–          njëzetedy (22) urgjenca.

Nga prokurorët e kësaj prokurorie gjatë kësaj periudhe kohore janë intervistuar dyzetenjë (41) persona, si dhe gjatë kujdestarisë më të theksuara kanë qenë rastet për falsifikim të parave. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.