Prokuroria e Gjilanit: Brenda 24 orëve, nëntë aktakuza kundër dhjetë personave

Prokuroria e Gjilanit: Brenda 24 orëve, nëntë aktakuza kundër dhjetë personave

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, si dhe, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orësh, me dyshimin se në Repartin e Radiologjisë, në Spitalin Regjional në Gjilan, pasi kishte dërguar bashkëshorten e tij për kontroll, fillimisht i fyen personelin mjekësor, pastaj fillon ta godasë mjekun, derisa intervenojnë personeli dhe e ndajnë. I njëjti është ndaluar për veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):
Departamenti për Krime të Rënda ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj tre (3) personave të dyshuar, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprat penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër dhjetë (10) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Vjedhja e shërbimeve’’,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Lëndimi i lehtë trupor’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhuna në familje’’,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Vjedhja e rëndë’’ dhe
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

Rastet tjera me interes për publikun:
Gjatë ditës së djeshme, më 18 shkurt 2020, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’ në Gjilan, një zyrtare policore, nga Stacioni Policor në Gjilan, me armë zyrtare ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.
Me urdhër të prokurorit trupat e viktimave janë dërguar për kryerjen e obduksionit, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Më 18 shkurt 2020, në një shitore në fshatin Gërmovë, komuna e Vitisë, persona të panjohur, gjatë natës kanë depërtuar me forcë, duke e hapur derën dhe nga aty kanë marrë gjëra ushqimore, pije dhe cigare, në vlerë prej 600€. Rasti është duke u hetuar dhe është cilësuar si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

Më 18 shkurt 2020, në një kioskë afër tregut të gjelbër në Gjilan, persona të panjohur kanë depërtuar brenda saj, me ç’rast duke përdorur forcën kanë thyer derën dhe nga aty kanë marrë cigare të llojeve të ndryshme, në vlerë prej 2,000€. Rasti është duke u hetuar për zbulimin e kryerësve dhe është cilësuar si ‘’Vjedhje e rëndë’’.

KOMENTE